AKTUALITET

Tragjedi në Librazhd, i riu vdes teksa po varroste gjyshen

09:08 - 10.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një tragjedi dyfishe ka ndodhur në Librazhd. Duke mos kapërdirë dot humbjen e gjyshes, që ishte edhe njeriu më i dashur për të, ka bërë që një i ri të ndërrojë jetë pikërisht në momentin e varrosjes së saj.  Kështu, ka ndodhur mesditën e djeshme gjatë në ceremonie mortore në varrezat publike të qytetit të Librazhdit. 29-vjeçari, Toni Hidri, në momentin që i ka dhënë lamtumirën e fundit gjyshes së tij, ka pësuar infarkt thuajse sipër dheut, ku edhe është varrosur gjyshja. Sipas të afërmve, të cilët kanë mbetur të shokuar, Toni ishte shumë i lidhur me gjyshen e tij. Fatkeqësisht, prindërit e të riut ishin të ndarë dhe ai u detyrua që i vogël të rritej nga gjyshja e tij, dhe dashuria e madhe për të kishte bërë që ai asnjëherë mos ta ndjente mungesën e prindërve. Ka qenë shkaku i një emocioni të fortë, që sipas mjekëve mund të ketë shkaktuar edhe infarktin. Mjekët thonë se, në fillim Toni ka pasur tension të lartë dhe fill pas kësaj i ka rënë edhe infarkt, duke gjetur vdekjen e menjëhershme, pa mundur dot që të dërgohej në spital. Të afërmit dhe miqtë e tij e kujtojnë atë si një djalë të mbarë e të miredukuar dhe kjo falë rritjes nga gjyshja.

Para shumë kohësh, Toni Hidri emigroi drejt Belgjikës tek i vëllai i tij, por sërish u kthye në qytetin e Librazhdit te gjyshja e tij, dhe punonte si kamerier në lokalin në pronësi të dajës së tij. Sipas banorëve të Librazhdit, një nga shkaqet që ai u rikthye nga emigrimi ishte dashuria për gjyshen. Ndërsa gjyshja e Tonit është varrosur mesditën e së enjtes, ceremonia mortore e djalit të ri do të kryhet sot në mesditë. Kjo ndarje para kohe nga jeta e të riut ka shokuar mbarë qytetin e Librazhdit, ngjarje që sipas tyre nuk ishte dëgjuar ndonjëherë në këtë zonë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.