POLITIKË

Basha: Shqiptarët kanë vrarë frikën, qeveria e Edi Ramës janë lepujt e vërtetë

11:51 - 11.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kur protesta e opozitës ka hyrë në  javën e tretë të saj, kryetari I PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim, me të rinjtë dhe politikanë europianë, që kanë qenë të pranishëm ditën e sotme tek “çadra e lirisë”

Kryedemokrati Basha i bën apel mbështetësve të tij të vazhdojnë ta mbështesin këtë betejë deri në garantimin e fitores me largimin e qeverisë Rama, formimin e qeverisë teknike e cila do të organizojë zgjedhje të lira.

“Sot shqiptarët e kanë vrarë frikën, kurajo qyetare është ngritur kudo. Ka frikë akoma, po e dini kush ka më shumë frikë sot se përpara 18 shkurtit? Qeveria me në krye Edi Ramën janë sot lepujt e vërtetë të Shqipërisë, sepse shqiptarët janë ngritur, Shqipëria është ngritur të gjithë jemi ngritur bashkë. Ndryshimi tashmë ka mbërritur, 18 shkurti është dita kur Shqipëria ka nisur ndryshimin pa kthim.  Vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe ndershme do të garantojmë që të mos kthehemi në Shqipërinë e para 18 shkurtit. Prej ditës së parë që ulet në karriget e pushtetit e deri ditën e fundit në çdo demokraci nuk është populli që ka frikë qeverinë, po është qeveria që ka dhe do të ketë frikë popullin. Prandaj kjo betejë bëhet që Shqi[përia të arrij këtë standard njëherë e mirë”, vijoi Basha.

“Drejtësi e vëretë do të thotë gjyqtarë e prokurorë në shërbim të ligjit dhe jo pushtetarëve të korruptuar të lidhur me krimin. Shteti ligjor do të thotë garanci të hekurta për çdo qytetar të republikës së re kur të gjithë trajtohen të barabartë para ligjit. Këto tre janë shtyllat, themelet e Shqipërisë Eveopiane”, tha më tej kreu i PD-së.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.