Kryesore

Foto nga dreka/ Ja me kë po i kalon Tahiri orët e para pas dorëheqjes

13:59 - 11.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dha dorëheqjen sot pas një takimi me Edi Ramën në ambientet e kryeministrisë. Kjo lëvizje e sforcuar shihet si një tentativë e kryeministrit Rama për të ulur tensionet politike në vend pas protestës së opozitës dhe pakënaqësisë së aleatit kryesor, LSI-së ndaj punës së ministrit.

Pas dorëheqjes, Saimir Tahiri ka drekuar (shih foton) me disa nga drejtuesit kryesorë të policisë së Shtetit, Haki Çako dhe Ervin Hodaj. Në drekë ishin gjithashtu krerët e qarqeve të policisë së Shtetit.

Tahiri ka qenë në qendër të akuzave të opozitës si përgjegjës për kanabizimin e vendit, por gjithashtu edhe të aleatit kryesor të PS-së, LSI-së. Ky largim mund të pasojë me një rikompozim të plotë të kabinetit, gjë për të cilën kryeministri Rama fill pas kthimit nga Berlini është duke biseduar me aktorët dhe faktorët politikë në vend. GSH.al sjell foto të drekës.

Për lajme të tjera klikoni më poshtë:

http://www.gsh.al/2017/03/11/saimir-tahiri-jep-doreheqjen-tek-rama-drekon-me-kreret-e-policise-arsyet-e-largimit/

Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.