POLITIKË

Rama nga Gjermania, mesazh BE-së: Na integroni para se të jetë vonë

12:17 - 11.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryeministri Edi Rama nga Berlini  i ftuar nga Fondacioni Friedrich Ebertka deklaruar se ne e dëshirojmë Bashkimin Europian, kur euroskepticismi është rritur në Europë sepse ne e shohim integrimin  europian, si instrument modernizues të forcës dhe paqes.

“Ne nuk jemi duke rendur drejt anëtarësimit, por jemi gjithmonë e më shumë të dëshiruar për të mos humbur perspektivën europiane, si i vetmi horizont në sytë e njerëzve tanë, sepse do të ishte tepër vonë, nëse forcat antieuropiane do të zinin rrënjë në rajon. Mund të pyesni, – vërtet e keni seriozisht që jeni kaq shumë pro europianë sot, kur çdokush do që të dalë, ju do doni të hyni?! Por, mendoj se, është pak më shumë e ndërlikuar dhe më pak sipërfaqësore se kaq. Për ne, Europa ka të bëjë me diçka shumë më shumë të rëndësishme, ka të bëjë me të ardhmen, paqen dhe sigurinë. Për ne do të thotë të ndërtosh të ardhmen mbi të pamundurën e të shkuarës”, tha Edi Rama.

“Dialogu mes Kosovës e Serbisë vazhdon. Serbia po negocion, ndërsa Kosova është i vetmi vend në të gjithë kontinentin, njerëzit e të cilit e kanë të ndaluar të lëvizin lirisht pa liberalizimin e regjimit të vizave. Njerëzit me të drejtë pyesin: Si ishte e mundur të shkonim në Gjermani pa viza, me pasaportë jugosllave, kur ishim nën diktaturë dhe tani që jemi një vend i pavarur nuk mund të dalim jashtë kufijve tanë?!”, tha Rama.

Lufta kundër korrupsionit ka të bëjë me modernizimin e vendit, ndërtimin e institucioneve dhe të mekanizmave që e bëjnë shtetin imun nga subjektiviteti i njerëzve. Pjesa ku deri tani nuk ka pasur asnjë progres është pjesa e gjyqësorit, pandëshkueshmëria. Pra, përsa i përket kësaj pjese, ne jemi ende të dobët”.
Pikërisht për këtë kemi nevojë për rrugën e integrimit europian, sepse progresi që kemi bërë ka qenë i lidhur me këtë rrugë dhe me këtë trysni. Nuk mund të imagjinoj ku do të shkonim nëse nuk do të kishim pasur rrugën e integrimit. Kemi këtë mundësi fantastike që jemi në zemër të Europës dhe që kemi këtë perspektivë dhe këtë instrument modernizimi që është procesi i integrimit”, tha ndër të tjera kryeministri.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.