POLITIKË

Senatori italian shkruan shqip: Nuk bojkotoi PD, bojkotoi qeveria

08:30 - 11.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Senatori italian Mario Mauro ishte pak ditë më parë në çadrën e PD ku shprehur mbështetjen “për lëvizjen popullore rreth votës së lirë dhe Lulzim Bashën”.

“Ajo që po bëhet në këtë tendë nuk është vetëm e bazuar dhe e legjitimuar në kushtetutë, por edhe politikisht, e vetmja rrugë që mund të sjellë garanci për të siguruar lirinë e votes”. Senatori italian, Mario Mauro, ish-Ministër i Mbrojtjes në Itali, ish-Zëvendes-President i Parlamentit Europian, ishte sot në Sheshin e Lirisë ku bashkëbisedoi me qytetarët mbi vlerat e lirisë, të votës së lirë, të luftës ndaj drogës, krimit, dhe mbi standartet demokratike të një vendi. Ai theksoi se nuk është opozita por qeveria ka bojkotuar standardet demokratike.

Ndërkohë, ai ka publikuar edhe një mesazh në Twitter në gjuhën shqipe, ku merr në mbrojtje mospraninë e opozitës në Kuvend. “Nuk bojkotoi opozita Kuvendin, por qeveria bojkotoi standardet demokratike”, shkruan Mario Mauro në rrjetin social.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.