SPORT

VIDEO/ Juventus – Milan: Penallti e dyshimtë, goli i Bacca-s i parregullt

13:28 - 11.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një finale loje dramatike kjo e sotme në “Juventus Stadium”, ku fati i supersfidës së javës së 28-të të Serisë A, Juventus – Milan, është vendosur në minutën e 90+7.

Vendasit kanë fituar një penallti pasi De Sciglio, sipas arbitrit, ka kapur topin me dorë. “Një penallti e dyshimtë”, shkruajnë mediat italiane. Vendimi i gjyqtarit Massa është kontestuar nga lojtarët e Milanit.

Nga pika e bardhë, Dybala është treguar i saktë duke shënuar golin e fitores për Juven. Kjo ka mjaftuar që stadiumi të ‘shpërthejë’ në brohoritma. Takimi ka përfunduar me rezultatin 2-1.

Sipas movilës së medieve italiane, goli i barazimit i Milanit në fundin e pjesës së parë ishte jo i rregullt.

Kjo pasi Baça ishte në pozicion jashtë loje.

Ndërsa goli i parë i Juventusit, i shënuar me anë të Benatia, është cilësuar i rregullt, citon syri.net

https://www.youtube.com/watch?v=zyk-iOcvtgE&feature=youtu.be


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.