POLITIKË

Video/ Ministri Beqaj, i papërgatitur në konferencën e Shkodrës?

10:19 - 11.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ka qenë i pranishëm në një konferencë të zhvilluar për “Ditën Ndërkombëtare të Veshkave” në Shkodër por që siç duket edhe nga fjala që ka mbajtur, ka qenë në një situatë aspak të pëlqyeshme.
Në një sallë me një prani të pakët të “bluzave të bardha”, Beqaj ka qenë tërësisht i trullosur,  duke shkaktuar një kakofoni në të kuptuar.
Fjalitë që është munduar t’i formulojë lënë për të dëshiruar,
Këto janë fjalët që belbëzoi ministri në konferencë:

“Sot kemi 1050 pacientë me hemodializë, dhe mesa duket do të vazhdojë dhe disa vite të rritet ky numër.
Ju siguroj që jemi në pikëdata, jemi të mbytur, spo di t’i lexojmë akoma, sjemi gati t’i lexojmë.
Kush na dëgjon sot thot ti harxhon për kompjutera, unë skam ilace dhe ka tdrejt, unë s’jam dakort për konsesus kombëtar, nuk është se ktu u paraqiten dy… po t’them unë dy modele nefrologjike që t’bim në konsensus. Atë e dini ju, thërrasim të kaluarën, në 95 % të rasteve nuk ndryshon asgjë, ju edini nga dy muaj n’muaj.
Po me klik kanë bërë recetën tjetër, sa më shumë komplimente për të qenurit pioner të një programi kombëtar.
Edhe dicka tjetër, t’mërkurën tjetër del vendimi i rritjes së pagave.”

Gjendja e ministrit duket qartë në videon e Transmetuar nga TV Rozafa.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.