AKTUALITET

Zjarri në Shkodër, familjarët akuzojnë zjarrfikësin

14:01 - 11.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Shkodër, ku humbi jetën një 75- vjecarë, pasi banesa e tij u përfshi nga flakët, familjarët e tij nga na tjetër zbulojnë fakte tronditëse nga tragjedia

Vajza e viktimës Adile Luli, ka denocuar shërbimin e zjarrëfikëses e cila sipas saj, ka ardhur me shumë vonese ne banesën ku ajo jetonte, me prinderit e saj të moshuar .

Ajo shton me tej, se  i kishte thën  zjarrëfikësit që babai i saj ndodhet në banesë, por punonjësit i kishin thënë se nuk kishte gjetur asnjë person brenda.

“I thashë zjarrfikësve se ‘babai im është në shtëpi’. Por ata më thanë kemi kontrolluar dhe se nuk kishin gjetur njeri. Jemi të tronditur dhe në vështirësi. Nëse zjarrfikësja do të vinte shpejt babai do ishte gjallë”, pohoi vajza.

Nga ana tjetër forcat e zjarrëfikses kanë reaguar duke hedhur poshtë akuzat e ngritura nga familjarët e viktimës. Ata janë shprehur se pas njoftimit, kemi mbërritur në vend ngjarje pas 8 minutash.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.