POLITIKË

Basha për shkarkimet: Nuk e hamë “sapunin për djathë”, kjo një karikaturë e shëmtuar e Rilindjes

12:01 - 12.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Shkarkimet e 4 ministrave të kabinetit të qeverisë “Rama”, nuk kanë kaluar pa u komentuar edhe nga opozitarët. Ka qenë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ai i cili nga “Çadra e Lirisë”, i ka cilësuar largimet e 4 ministrave si një karikaturë të shëmtuar të Rilindjes. “Ajo që po ndodh pak metra më tej është një karikaturë e shëmtuar e të vetëquajturës Rilindje. Ai ka ndërtuar një aleancë të rrezikshme. Kjo është aleanca midis politikës dhe krimit. Ky është inkriminimi i kësaj partie. Ky nuk ka për detyrë të bëjë karikaturën apo qypa balte që të mbushë zyrën e tij. Ai nuk po e dëgjon zërin e qytetarëve. Ai ka pasur për detyrë që të dëgjojë zërin e qytetarëve. Ta dëgjojë mesazhin që shqiptarët e bashkuar i kanë dhënë që në 18 shkurt. Nuk jemi mbledhur këtu as për ‘koka turku’, as për ‘koka kecash’, as për delesh. Jemi mbledhur këtu për një mision; zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Si mendon ai se ne do ja vëmë fajin Lindita Nikollës për kanabizimin e Shqipërisë? Apo ndonjë personi tjetër. Ky ka qenë produkt i vendimeve politike që Rama ka marrë për të sjell krimin në pushtet. Ai nuk kishte besim se qytetarët do të ngriheshin. Ngritja popullore rritet nga ora në orë. Nuk jemi këtu për një ekspozitë politike, na mjaftojnë që të shijojmë ekspozitat e Bujar Kapexhiut. Ai vazhdon nxjerr zbuluar interesat e tij. Ai solli kriminelët në listat e PS. Siç sakrifikoi ekonominë e shqiptarëve, duke mbushur vendin me drogë. Protesta do të vazhdojë deri në largimin e Ramës”, theksoi Basha.

Më tej kryeopozitari pohoi se shqiptarët nuk e hanë “sapunin për djathë”. “Ky nuk ka qenë një nënprodukt i shërbëtorëve por një produkt i drejtpërdrejtë i Edi Ramës. Nuk jemi këtu për të ngrënë sapunin për djathë apo Tahirin për Ramën. Ne nuk largohemi nga këtu pa u dorëhequr Edi Rama” – pohoi ai.
Shehu

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, ka reaguar në rrjetin social “Facebook” në lidhje me lëvizjet e fundit në qeverinë “Rama”. “’TERMETI’” E KONFUZIONI NE PS, PRODHON NJE “GJETHE FIKU”! Levizje nen presion e thellesisht kaotike te Z.Rama, qe demostrojne rezultatin e pare pozitiv te Levizjes Qytetare dhe te mbeshtetjes se Komunitetit Nderkombetar per zgjedhje te lira, si dhe per lufte ndaj krimit e droges. AI PO KERKON NJE TRUKIM PER TJU AFRUAR IMAZHIT TE QEVERISE TEKNIKE?!

Paqartesia dhe ankthi qe “mbreterojne” tashme ne PS e drejtuesit e saj, mund te kerkoje te prodhoje edhe te tilla alibira.

UNE NUK DO TE ISHA I SIGURTE QE MINISTRAT-KORDINATORE NE LARGIM TASHME, DO TE VAZHDOJNE TE JENE QOFTE DHE VETEM KORDINATORE MBAS DISA DITESH.

Z.Rama sic duket kerkon qe tua faturoje atyre edhe deshtimet e QEVERISJES SE TIJ, pikerisht pak muaj para zgjedhjeve.

Ne fakt kjo nuk eshte e drejte, deshtimet jane ne radhe te pare te Kryeministrit vete.

NE TE GJITHA PLANET GJITHECKA QE PO BEHET TE NGJAN ME VENDOSJEN E NJE “GJETHE FIKU”!

Por ne realitet tashme kjo eshte transparente!
“, – ka shkruar Shehu në “Facebook”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.