![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Sali Berisha, ish-kryeministri i Shqipërisë, nuk ka lënë pa komentuar situatën e fundit në të cilën ndodhet mazhoranca dhe largimin e mundshëm të një prej ministrave të saj, Sajmir Tahiri. Ai e ka përmbledhur këtë situatë me termin e tij të preferuar “Banditokraci në agoni”, ndërsa ka treguar dhe arsyen se pse një pjesë e ministrave e kanë takuar mbrëmë Tahirin. E pikërisht ky takim, sipas Berishës, është bërë për akuzat e thëna disa herë edhe nga ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani për afera seksuale.
“Banditokracia në agoni! Sonte (mbrëmë) Saje qorrin e vizituan me urgjencë në zyrë dhe në shtëpi kolegët e përfolur për aferat e filmuara në ‘Santa Quaranta’, në Rio de Janeiro, Athinë dhe Korçë:
Damian Çezi
Ilir Nushi
Bledi Shemri
Mimi Striptiza
Ditzi Dylberi
Lindita Vila
Niko Pejleshi.
Kërkesa ishte vetëm një; videot e tyre para se të bëjnë dorëzimin!! sb”, – ka shkruar në rrjetin social “Facebook”, Sali Berisha.
Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.