EKONOMI

Faturat e dritave dhe ujit, ja si ti paguani online te “e-albania”

08:10 - 12.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ornela MANJANI

Abonentët e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike mund ta paguajnë faturën e dritave pa u paraqitur në sportelet e operatorit, por online, nëpërmjet portalit “e-albania”. Ky shërbim elektronik u vjen në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve, të gjenerojnë faturat e papaguara dhe kamatëvonesat e energjisë elektrike dhe t’i paguajnë ato online. Pagesa kryhet menjëherë pasi ndiqen katër hapa proceduralë për identifikimin e abonentit dhe printimin e faturës dhe pagesën e saj. E njëjta praktikë ndiqet edhe për faturën e ujit dhe kamatëvonesat për faturat ndaj UKT-së.

Hapat e procedurës

Përdoruesit qytetarë dhe bizneset, për të gjeneruar faturat e papaguara dhe kamatëvonesat e energjisë elektrike dhe nëse dëshirojnë t’i paguajnë ato online, duhet të regjistrohen në portalin qeveritar “e-albania” dhe më pas të hyjnë në sistem si qytetarë (nëpërmjet Numrit Personal dhe Fjalëkalimit) ose si biznes (nëpërmjet Numrit Unik të Identifikimit, NUIS, gjithashtu i njohur si NIPT, dhe fjalëkalimit). Më pas, abonenti i OSHEE-së vendos kodin e klientit dhe shtyp butonin “Afisho”. Pas përfundimit të kësaj procedure duhet të zgjidhni opsioni “Fatura” në qoftë se dëshironi të gjeneroni faturën. Faturën mund ta printoni ose ta ruani në formatin “PDF”. Nëse dëshironi të kryeni pagesën e faturës së energjisë elektrike, shtypni butonin “Paguaj” dhe ndiqni hapat për të kryer pagesën. E gjithë procedura përfundon në kohë reale dhe nuk ka asnjë kosto.

Fatura e ujit

Ky shërbim elektronik u vjen në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve, të gjenerojnë faturat e papaguara dhe kamatëvonesat e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë. Përdoruesit qytetarë dhe bizneset, për të gjeneruar online faturat e papaguara dhe kamatëvonesat e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë, duhet të ndjekin hapat e mëposhtëm: Regjistrohuni në portalin qeveritar “e-albania”; logohuni në portal si qytetar (nëpërmjet Numrit Personal dhe Fjalëkalimit) ose si biznes (nëpërmjet Numrit Unik të Identifikimit, NUIS, gjithashtu i njohur si NIPT dhe fjalëkalimit); vendosni kodit e klientit dhe shtypni butonin “Afisho”. Në fund zgjidhni butonin “Fatura” në qoftë se dëshironi të gjeneroni faturën. Faturën mund ta printoni ose ta ruani në formatin “PDF”.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.