POLITIKË

Ndocaj hap zyrë, njofton elektoratin: Nga nesër në dispozicionin tuaj

09:45 - 12.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Deputeti i Partisë Socialiste, Eduart Ndocaj, ka hapur një zyrë të posaçme për pritjen e banorëve dhe elektoratit e tij, në një kohë që na ndajnë edhe pak muaj nga zgjedhjet parlamentare. Ajo çka bie në sy janë kolltuqet e kuqe dhe zyra e mbushur me piktura e fotografi. Këtë lëvizje të tij të fundit, deputeti Eduart Ndocaj e ka bërë publike në Instagram, teksa ka njoftuar elektoratin se nga dita e nesërme do të jetë në dispozicion të tyre për çdo hall, propozim apo problematikë. “Te dashur qytetare lezhjane dhe jo vetem. Deshiroj tu njoftoj se kam hapur zyren time ne Rr.Shtraus ne Lezhe qe do te jete ne dispozicion te qytetareve qe neser. Per cdo halle, propozim apo qofte edhe per problematikat te ndryshme sociale dhe jo vetem, do te jem cdo dite ne zyre per te qene ne dispozicionin tuaj.

Po ashtu, se shpejti do te behet publike edhe iniciativa politike qe ka te bej me angazhimin tim dhe po ashtu edhe me te ardhmen e Lezhes dhe jo vetem. Me respekt Eduart Ndocaj”, – ka shkruar Ndocaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.