POLITIKË

Patozi: Rama pastroi ferrat që i shponin këmbët Erion Veliajt

15:13 - 12.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Reagime të shumta ka shkaktuar shkarkimi i 4 ministrave; Tahirit, Beqajt, Çuçit dhe Klosit. Ka qenë deputeti demokrat, Astrit Patozi, ai i cili në rrjetin social “Facebook”, ka pohuar se Rama sakrifikoi Tahirin dhe 3 koka të tjera për t’i pastruar rrugën Kreut të Bashkisë së Tiranës,Erion Veliajt.

Statusi i plotë:

QEVERIA KUNGULLESHKE E EDI RAMES

“Kam një kungulleshkë dhe dua ta ndaj në 8 pjesë. Pse për 8? Po sa? Për 4. Pse për 4…” Kjo është pak a shumë ajo që ka mbetur nga qeveria e Edi Ramës, të cilën sido që ta kthesh, nuk i hyn më në punë as dreqit. Natyrisht, do të dalë patjetër ndonjë analist apo filozof popullor që të na e shpjegojë shkencërisht se sa e kalkuluar ka qenë perzgjedhja e 4 ministrave, që do te shkarkohen, dhe sa e hollë dhe e thellë është levizja e kryeministrit. Zakonisht, niveli i analizës në të tilla raste përputhet plotësisht me katandisjen e qeverisë, dhe për këtë shkak, ajo duhet mirëpritur siç i ka hije. Ndaj mos u lodhni kot të gjeni arsyet se përse u mbulua sakrifikimi i Saimir Tahirit me 3 koka të tjera turku, të cilat u perdoren per kusur që superministri të mos ekzekutohej i vetëm. Apo që Edi Rama i pastroi me këtë rast të gjitha ferrat, që i shponin këmbët Erion Veliajt, jo vetëm rivalët, por edhe ish­ rivalët në parti. Le më pastaj të kërkosh përsenë e largimit të Bledi Cucit, për të cilin 99 përqind e njerëzve vetëm sot janë kujtuar që është ministër. Dhe kjo ndoshta jo për faj të tij. E vetmja gjë që duhet mbajtur mend është se tashmë qeverinë e Edi Ramës, cfarëdo qe t’i besh, sado në pjesë të ndash, sido që ta maskosh, ajo prapë kungulleshkë do të mbetet”, – ka shkruar Patozi në “Facebook”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.