POLITIKË

Rama: Sot pasdite iu tregoj arsyet e shkarkimit të ministrave

12:41 - 12.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




 

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, ka paralajmëruar se ndryshimet në qeveri dhe arsyet e shkarkimit të ministrave do t’i bëjë sot publike, pikërisht në orën 17:00. Pas mbledhjes me koordinatorët e qarqeve në PS, mbledhjet e cila zgjati 1 orë dhe iu komunikua shkarkimi 4 ministrave, Kreu i Qeverisë, Rama ka deklaruar se do të flasë sot pasdite në komunikimin e përjavshëm.

“Arsyet e shkarkimit të ministrave do t’i jap në orën 17:00. Ndryshimet në qeveri, në komunikimin javor”, ka thënë shkurtimisht ai. Në mbledhjen e sotme, sipas burimeve nga selia rozë iu është komunikuar shkarkimi Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor Bledi Çuçi dhe Ministrit të Mirëqenies Sociale Blendi Klosi. Ndërkohë që është përfolur se të tjerë emra të kabinetit të qeverisë “Rama” do të largohen. Por gjithsesi duhet pritur për lëvizjet e tjera.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.