POLITIKË

Reagon Manjani: Shkarkimet? Kollitje, për të maskuar pordhën

11:38 - 12.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ylli Manjani, ish-Ministri i Drejtësisë ka reaguar në lidhje me ndryshimet e bëra së fundmi në kabinetin qeveritar ‘Rama’. Me anë të një mesazhi në ‘Twitter’, Manjani e perifrazoi situatën me një kollitje, për të maskuar pordhën. “Ideja e shkarkimit të 7 ministrave, ngjan me kollitjen që bëhet për të maskuar pordhën! Do presim deri në fund që të vijojmë të qeshim!”, – citohet në reagimin e tij. Ditën e djeshme u shkarkua Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ndërsa sot iu komunikua largimi edhe 3 ministrave të tjerë, përkatësisht Blendi Klosit, Ilir Beqajs si dhe Bledi Çuçit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.