BLUETOOTH

BLUETOOTH – Nostalgji/ Dasma madhështore e Ermal Fejzullahut

16:00 - 13.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “Nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Sot po ju sjellim dasmën madhështore të Ermal Fejzullahut.




400 të ftuar VIP në hotel “Grand”

Një dasmë si nëpër filma. Ashtu e kanë cilësuar gjithë personazhet VIP të pranishëm në dasmën e këngëtarit kosovar, Ermal Fejzullahu. Fundjavën e kaluar djali i një prej emrave më të njohur të muzikës Kosovare, Sabri Fejzullahu Ermali ka kurorëzuar lidhjen e tij me Arianën, vajzën me të cilën ai ishte lidhur një vit e gjysmë më parë. Kanë qenë dy darka të organizuara në Prishtinë një për të afërmit dhe një tjetër vetëm me miqtë.

Dasma VIP

Dasma madhështore e organizuar në hotelin “Grand” në Prishtinë ka pasur jo pak por 400 të ftuar. Të gjithë artistët e Estradës së Kosovës, miq jo vetëm të Ermalit por edhe të babait të tij, Sabriut kanë qenë prezent, që nga Mihrihe Braha me bashkëshortin, Gili, Leonora Jakupi, Leonora Poloska, Blero, Sinan Vllasaliu, Nora Istrefi, Miranda Hashani, Lindita Hakaj, Shkurte Fejza, e shumë personazhe të tjerë. Nga Shqipëria ka qenë miku i ngushtë i këngëtarit, Sinan Hoxha, ndërsa Sabri Fejzullahu kishte ftuar këngëtaren Bleona Qerreti, e cila ka qenë e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Gani Bardha. Të gjithë këngëtarët kanë kënduar për nder të mikut të tyre, ndërkohë që në fund të festës edhe dhëndri ka marrë mikrofonin dhe ka përshëndetur miqtë e tij me këngë.

Sinani mbulon me lekë Ermalin

Në momentin që është ngritur në valle dhëndri Ermali me nusen Arianën, Sinan Hoxha si të ishte në një dasmë shqiptare ka dorovitur çiftin duke hedhur para. Një veprim ky që befasoi gjithë të pranishmit, pasi kjo traditë kaq e këndshme shqiptare nuk realizohet në Kosovë. E jo vetëm gjesti ka çuditur të ftuarit por edhe fakti se shuma e parave që ai ka hedhur ka qenë jo pak e vogël.

Ky shkrim u botua më  25 Tetor 2008


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.