POLITIKË

“Do futem në çadrën e PD”. “Je dezertor”, ja debati Çili-Shkullaku në “Opinion”

23:07 - 13.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një debat me tone jo të larta u zhvillua sonte mes botuesit te mediave Mapo, Henri Çili dhe analistit Armand Shkullaku. Gjithçka nisi kur Çili tha se mund të shkonte në çadrën e PD.

Çili: Do futem në çadër…

Shkullaku: Ty nuk të pranojnë.

Çili: Atje kanë pranuar punistë të vjetër jo mua që jam liberal.

Skullaku: Atje pranojnë kundërshtarët, jo dezertorët…

Ndërkohë, po sonte, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një lidhje direkte nga çadra e protestës për emisionin “Opinion” ka deklaruar se opozita nuk leviz nga vendimi i saj, ajo kërkon qeveri teknike dhe jo kokën e disa ministrave.

Kreu i opozitës, tregoi se largimi i atyre ministrave ka ardhur si pasojë e qeverisjes së Shqipërisë nga rivaliteti mes bandave.

Basha tha se është fakt se në Shqipëri nuk qeveriset nga politikanë të mirë dhe të këqinj, por nga bandat rivale mes tyre.

Ai tregoi se Edi Rama nuk qeveris me platformë politike, por me një filozofi bandash.

Është zëvëndësuar përfaqësuesi i një bande me një bandë tjetër. Është zëvëndësuar me bandën e Hakmarrjes për Drejtësi”, kumtoi Basha.

Basha theksoi se nuk ka pasur asnjë marrëveshje për t’u tërhequr nga protesta, e vërteta e hidhur është se largimi i ministrave të kabinetit ishte rezultat i përplasjes mes bandave, dy ministrat Klosi dhe Çuçi, erdhën si pasojë e konfliktit mes dy bandave që përfaqësohen nga Tahiri dhe Xhafaj, dy ministrat e tjerë janë gjethe fiku.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.