AKTUALITET

Flet daja e ish-nuses së plagosësit: Hyri me maskë, pistoleta iu bllokua në fillim

12:55 - 13.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 Kanë dalë në dritë të tjera detaje nga plagosja e dyfishtë mbrëmë në Ballsh, ku një 35-vjeçar plagosi me armë zjarri ish-vjehrrin dhe vjehrrën. Ka qenë daja e ish-bashkëshortes së Lulëzim Sinës, Filip Kosto, ai, i cili ka rrëfyer i tronditur ngjarjen, ndërsa pohon se ish-dhëndri i tyre hyri i maskuar në banesën çiftit Edmond dhe Ludmilla Xhaferaj, duke tentuar më pas t’i vriste me pistoletë. Ai shton më tej se, arma, e cila sipas tij ishte me silenciator u bllokua si fillim, ndërsa pasi Sina e kishte rregulluar, kishte hapur zjarr.




“Autori ishte me maskë, me pistoletë me silenciator. Sapo hyri në banesë tentoi të qëllonte, por iu bllokua arma. Hoqi maskën tentoi të qëllojë sa iu zhbllokua arma. U përlesh me ish-vjehrrin dhe e qëlloi me armë”, tha Filip Kosta.

Duke vijuar më tej, daja ka shtuar se Lulzimi kishte kërkuar që të rikthehej me mbesën e tij, por ata ishin ndarë para 2 vitesh.

“Rreth orës 20:40, në lagjen ‘5 Shkurti’ Ballsh, brenda në banesë janë plagosur me armë zjarri bashkëshortët E.Xh., 53 vjeç dhe L.Xh., 52 vjeçe, të cilët ndodhen në sallën e kirurgjisë së spitalit Fier. Nga hetimet e policisë rezulton se autor i dyshuar i ngjarjes është ishdhëndri, shtetasi L.S., 35 vjeç, banues në Dukas, Patos.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, gjithashtu është organizuar puna për kapjen e autorit”, bëri të ditur mbrëmë Policia e Fierit.

Mësohet se 35-vjeçari kishte jetuar me gruan e tij prej 5 vitesh në Amerikë, por para 1 vit e gjysmë ishin kthyer pas problemeve që kishin me dokumentet. Pas kthimit, mes tyre kanë nisur edhe konfliktet e mosmarrëveshjet që çuan në divorc. Prej asaj kohe, sipas burimeve të Policisë, dhëndri kishte akuzuar prindërit e ish-bashkëshortes si shkaktarët që kishin bindur të bijën për t’i dhënë fund martesës. Po ashtu, ka dyshime se mbrëmë 35-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur kur ka trokitur në derën e banesës së ish-vjehrrit të tij. Mësohet se çifti i divorcuar nuk kishte fëmijë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.