AKTUALITET

Jeta luksoze, shkak për arrestimin e dy shqiptarëve me 5 kg kokainë në Itali

09:23 - 13.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Jeta luksoze, posedimi i 7 makinave, një motori, llogari bankare dhe aksionet e një shoqerie, kanë qenë pikërisht këto të mira material që vunë në dyshim policinë,e cila fillojë ti gjurmonte dhe më pas bëri të mundur, arrestimin e dy shqiptarëve, të kapur së fundmi me 5 kilogramë kokainë.

Arrestimet e kryera aga Guarda di Financa e Breshias, ku rezultoi se shqiptari me inicialet B.P, ishte nën hetim që prej vitit të kaluar dhe akuzohet se trafikonte lëndë narkotike në zonën e Luça-s.

Ndërsa shqiptari tjetër me iniciale Z.E akuzohet si bashkëpunëtor i të parit. Pas arrestimit, atij iu konfiskuan plot 10 mijë euro para të thata, 7 makina, një motor, llogaritë bankare dhe aksionet e një  shoqërie me një vlerë prej 140 mijë eurosh.

Kjo pasuri dhe jeta luksoze e shqiptarit, ishte arsyeja pse ai nisi të hetohej nga policia, pasi e gjitha rezultonte e dyshimtë. 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.