POLITIKË

Grabitjet e parave dhe siguria e Rinasit, kreu i SHISH në komisionin e Sigurisë

14:42 - 13.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror Visho Ajzai, raportoi me dyer të mbyllura para Komisionit të Sigurisë për punën e këtij institucioni në vitin 2016, ndërsa debate është fokusuar tek ngjarjet e bujshme kriminale kryesisht tek grabitjet.
Pas parave te grabitura në pistën e avionëve, deputeti i LSI Flamur Çelaj, ka ngritur shqetesimin e sigurisë në aeroportin e Rinasit.

Por, Visho Ajazi, ka vlerësuar punën e SHISH, ndërsa ka cilësuar sukses  zbulimin dhe arrestimi në kohë të disa të dyshuarve për terrorizëm në Shkodër, pak ditë para ndeshjes Shqipëri-Izrael.

Drjetori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi ka  raportuara para Komisionit të Sigurisë Kombëtarë, për punën e këtij institucioni në vitin 2016, ndërsa burimet i thanë ‘Ora News’ se diskutimi është përqëndruar tek ngjarjet e bujshme kriminale.

Mediat u pranuan  në komision  vetëm pak minuta  ndërsa  Visho Ajazi,  kërkoi që raportimi të  zhvillohet më dyrë  të mbyullura për shkak të informacionit të klasifikuar.

Ajazi: Raporti që ju është dërguar ju është sekret dhe si i tillë nuk mund të jetë publik.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.