BOTA

Ndryshimet në qeveri, mediat amerikane pasqyrojnë lajmin

15:10 - 13.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Lajmi për ndryshimet në qeveri, ka pasur jehonë dhe në mediat ndërkombëtarë ditën e sotme.  The New York Times dhe The Washington Post kanë shkruar për ndryshimet në qeverinë Rama në Tiranë. Sipas tyre, Rama ka shkarkuar 4 ministra. “Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shkarkuar 4 ministra të kabinetit që ai thotë se u larguan për shkak se do ia kushtojnë kohën e tyre fushatës së zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit.

Edi Rama tha pas një takimi me partinë e tij Socialiste të hënën se Fatmir Xhafaj do të jetë Ministri i ri i Brendshëm, Ogerta Manastirliu Ministrja e re e Shëndetësisë, Olta Xhaçka Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Eduard Shalsi Ministri i Pushtetit Vendor. Përgjatë 3 javëve të fundit, mbështetësit e Partisë Demokratike opozitare kanë bllokuar bulevardin kryesor në kryeqytetin, Tiranë, duke kërkuar për një kujdestar Kabineti që ta çojë vendin në zgjedhje”, shkruanin dy gazetat e mëdha në SHBA.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.