AKTUALITET

Përplaset me makinë aktori Florian Binaj. Policia: Nuk kemi dijeni, na ka ardhur për vizitë ministri i ri

12:44 - 13.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Përfshihet në një aksident aktori i “Portokallisë”, Florian Binaj mëngjesin e sotëm .

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hoxha Tahsim” .

Bëhet e ditur se Floriani ka marrë një goditje nga pas, por fatmirësisht pa lëndime serioze edhe pse dëmet materiale duken të konsiderueshme.

Nga aksidenti ka mbetur e dëmtuar vetëm makina e aktorit me targë “AA 337 AK”, megjithatë Floriani e ka kaluar me sportivitet këtë incident.

Ndërkohë e pyetur nga JOQ.al zëdhënësja e Policisë së Tiranës tha që nuk ishte në dijeni të këtij aksidenti, duke qenë se ishin në pritje të një vizite nga ministri i ri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.