BOTA

Raporti i UNICEF-it, 2016 viti më i keq për fëmijët në Siri

08:59 - 13.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Viti 2016 konsiderohet si më i keqi për fëmijët e prekur nga lufta civile në Siri, pasi numri i të vrarëve ka arritur shifra rekord. Kështu ka bërë të ditur një raport i UNICEF. Të paktën 652 fëmijë janë vrarë, 255 prej të cilëve rrugës për në shkollë dhe miliona të tjerë kanë vuajtur si refugjatë. Raporti vjen dy ditë para përvjetorit të gjashë të luftës civile në Siri, e cila ka nisur në mars të vitit 2011 me shpërthimin e protestave kundër presidentit Bashar al-Assad.

Sipas organizatës, rreth 300,000 njerëz janë vrarë dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga luftimet, të cilat kanë krijuar po ashtu krizën më të madhe me migrantë në Evropë, që nga Lufta e Dytë Botërore.

Sipas raportit, 652 fëmijët e vrarë vitin e kaluar dhe ka rritje me 20% të viktimave fëmijë, krahasuar me vitin 2015 shkruan BBC.

UNICEF beson se më shumë se 850 fëmijë janë rekrutuar për të luftuar në konflikt, gati dyfish më shumë se në vitin 2015.

“Thellësia e vuajtjes është e pashembullt. Miliona fëmijë në Siri sulmohen në baza ditore”, tha Geert Cappelaere, shef për Lindjen e Mesme i UNICEF-it.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.