AKTUALITET

Video + fotot/ Saimir Tahiri poston mesazhin e fundit si ministër i Brendshëm

18:00 - 13.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




(I përditësuar)

Saimir Tahiri ka postuar videon dhe mesazhin e ndarjes me policët në drejtorinë e Tiranës.

I veshur sportiv, me xhup blu me kapuç dhe atlete, ministri i Brendshëm në detyrë, Saimir Tahiri takoi sot efektivët e policisë së kryeqytetit. Tahiri qëndroi vetëm 10 minuta në oborrin e drejtorisë së policisë së Tiranës, ku u përshëndet dhe u duatrokit nga dhjetëra efektivë. Njëra prej tyre i dhuroi një buqetë lule. GSH.al zbardh dialogun që pati Tahiri sot me ish-vartësit e tij.

“Ju falenderoj të gjithëve, ju e dini që policinë e Tiranës e kam pasur dobësi. Do kaloj ndonjëherë këtej… po më pranuat”, bëri shaka Tahiri.

Ndërkohë që ai fliste, policët e duartrokisnin ose e përshëndesnin.

“Jam shumë i emocionuar. Po të rri më shumë këtu, do prekem”, tha Tahiri dhe një moment elektrizoi të pranishmit duke thirrur: Shqipoooonja? Policët shpërthyen në duartrokitje.

Pas kësaj, ministri i Brendshëm ju kthye Klodian Bilushit: Mos harro komisariatin dixhital, ti e di që e kam merak.

Pas këtyre batutave, në dalje, ministri Tahiri shkëmbeu disa batuta me gazetarët. “Hë do më shash më”, ju drejtua ai gazetares së “News 24”, Klodiana Lala. “Ç’kam pasur për t’i thënë, i kam thënë”, ja ktheu me shaka ajo.

Ministri i Brendshëm shoqërohej në këtë vizitë në ambientet e drejtorisë së policisë së Tiranës nga drejtori i Përgjithshëm, Haki Çako dhe dy zv/ministrat Elona Gjebrea dhe Stefan Çipa.

Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.