AKTUALITET

Anglezja i lutet vrasësit shqiptar: Trego vendin ku i varrose prindërit e mi

13:59 - 14.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Vutal Dapi u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e një çifti të moshuar në Angli.

Mësohet se ai ka jetuar në Britaninë e Madhe për 17- vjet me identitet të rremë.

I gjendur para faktit se kishte humbur një sasi të madhe të parave në kazino, shqiptari vrau çiftin Stuart, pasi mendonte se ishin të pasur. Pas aktit rezultoi se të moshuarit nuk kishin para në shtëpinë e tyre.

Në sallën e gjyqit, Kristi Paksman, e bija e viktimave iu lut vrasësit të tregojë ku i ka fshehur trupat e prindërve të saj, por ish komandoja shqiptar ka heshtur.

42 vjeçarja i tha mediave se kishte shpresë se një ditë, vrasësi do të kishte kurajon morale të tregonte vendin ku varrosi prindërit e saj për t’i dhënë familjes pak paqe.

Çifti i moshuar u zhduk  në maj të vitit të kaluar. Hetuesit gjetën fije floku të gruas së moshuar në makinën  e Vital Dapit, i cili është cilësuar si vrasës me pagesë.

Në vitin 2015 ai kishte bërë një udhëtim, fillimish në Shqipëri dhe më pas në Serbi për një “kontratë për të vrarë” përkundrejt pagesës.

Jashtë sallës së gjyqit, e bija e viktimave u shpreh: “Për individin që kreu krimin, ne shpresojmë që ta kalojë të gjithë ekzistencën e tij të mjerë duke reflektuar mbi krimin brutal që bëri ndaj jetëve të dy njerëzve të pafajshëm”

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.