BLUETOOTH

BLUETOOTH – Nostalgji/ Besnik Mustafaj feston, të majtë e të djathtë bashkohen pas protestës

16:00 - 14.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “Nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Sot po ju sjellim  BESNIK MUSTAFAJ  feston 25-vjetorin e martesës dhe 50-vjetorin e lindjes.




 

Detajet e ceremonisë surprizë. Të majtë e të djathtë bashkohen pas protestës

BESNIK MUSTAFAJ  feston 25-vjetorin e martesës dhe 50-vjetorin e lindjes

Në festë edhe vajza e birësuar, Bora.

Ka qenë një ditë e madhe për të. Ka festuar sëbashku 25 vjetorin e martesës dhe 50 vjetorin e lindjes, në mes të një morie miqsh, dhe një feste surprizë organizuar nga bashkëshortja e tij, Donika.  Deputeti demo-krat dhe shkrimtari i njohur Besnik Mustafaj, ka zbritur nga makina me vajzën e birësuar Borën, ndërsa në lokal e prisnin shumë njerëz të cilët e uronin. Ka përqafuar të shoqen e më pas janë futur brenda ndërsa ajo ka kënduar një këngë anglisht për të. Pas kësaj surprise sigurisht që edhe Besniku I recitoi një nga poezitë e tij, dedikuar dashurisë së tyre. Zakonisht kur janë mes miqsh, Donika bashkëshortja e Besnikut këndon gjithnjë në duet me Fatmir Mediun, por në këtë sebep ajo edhe pse kishte “partnerin” e saj present, ia dedikoi një këngë si soliste njeriut të jetës së saj. Në festë kanë qenë të pranishëm një pjesë e mirë e deputetëve të Partisë Demokratike dhe vet Presidenti Bamir Topi. Sigurisht që pas protestës së organizuar nga partitë e majta përpara kryeministrisë, disa deputetë socialistë, morën pjesë në gëzimin e tij ndërsa përmendim, deputeten Valentina Leskaj, Andis Haranin, Fatmir Xhafën e shumë të tjerë. Ka munguar në festë kryeministri Sali Berisha ndërsa present ka qenë dhe Ambasadori amerikan Ëethers. Besnik Mustafaj është lidhur me të shoqen që kur ishin banorë të qytetit Studenti dhe dashuria e tyre u konkludua në martesë nga e cila patën dy djem Arbrin dhe Dardanin. E ka vlerësuar bashkëshortin e saj si njeri shumë të dashur, të përkushtuar ndaj familjes e mbi të gjitha si një njeri me zemër të madhe. E në fakt ata të dy e treguan këtë duke marrë në mbrotje vajzën e sapolindur Borën të cilën e birësuan dhe e bënë pjesë të familjes së tyre. Besnik Mustafaj ka marrë shumë dhurata nga miqtë e tij, e me sa duket dhurata më e bukur për të ka qenë festa e organizuar nga Donika.

Ky shkrim u botua më 29 shtator 2008

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.