BOTA

Erdogan kërcënon BE dhe Hollandën: E tregoi fytyrën e vërtetë

14:55 - 14.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Turqia ka pezulluar marrëdhëniet diplomatike të nivelit të lartë me Holandën, pasi autoritetet holandeze nuk lejuan ministrat e saj të mbajnë tubime për refendumin e 16 prillit, duke thelluar kështu ndarjet mes dy aleatëve të NATO-s, nga ana tjetër Presidenti turk, Erdogan nuk ndalet me akuzat ndaj Holandës. Duke iu drejtuar të pranishmëve në Qendrën e Kongreseve Bastepe me rastin e Ditës së punonjësve mjekësorë, presidenti i Turqisë deklaroi se vendi i tij e di se si Holanda “kupton” civilizimin dhe moralin përmes rolit të saj në gjenocidin e Srebrenicës në Bosnjë. Erdogan akuzoi Holandën, pasi batalioni holandez i forcave paqësore të Kombeve të Bashkuara dështoi të mbrojë mijëra myslimanë të vrarë në Srebrenicë.

“Edhe në luftë ka rregulla se nuk guxon të hapësh zjarr ndaj personelit mjekësorë, por nëse janë si holandezët, atëherë ata mund ta bëjnë. E them hapur, se ne njohim Holandën dhe holandezët që nga Srebrenica. Kemi kuptuar se çfarë karakteri të prishur kanë nga ajo se si u masakruan tetë mijë boshnjak në Srebrenicë. I njohim mirë. Askush të mos na mbajë ligjëratë për qytetërimet. Balli dhe fytyra e këtij populli janë të pastra, kurse të tyret janë tërësisht të zeza”, ka thënë Erdogan. Sakaq ministria e Jashtme turke ka hedhur poshtë një kërkesë nga zyrtarë të lartë të BE-së për të treguar përmbajtje në lidhje me Holandën. Ajo e përshkroi si “të pavlefshme” apelin e bërë  nga shefja e politikës së jashtme të BE Federica Mogherini dhe komisioneri i zgjerimit të BE-së Johannes Hahn.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.