AKTUALITET

Greqi/ Kapet shqiptari i shumëkërkuar me 40 kg drogë dhe armë

19:05 - 14.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një shqiptar i shpallur në kërkim nga Interpol Tirana është arrestuar në Greqi. Mediat greke shkruajnë se shqiptari 32-vjeçar u arrestua bashkë me një grek, 42 vjeç, pasi në servisin e makinave në pronësi të grekut u gjetën 37 pako me 40 kg e 200 gram marijuanë; 33 gram kokainë, një peshore dhe 300 euro.

Pas ndalimit policia greke ka ushtruar kontroll edhe në shtëpinë ku jetonte shqiptari, ku ka gjetur 3 pako me 119 gram kokainë, 16 gram marijuanë, një peshore, 50 qeska mbështjellëse, 1 pistoletë me 4 fishekë të kalibrit 7.65 mm si dhe 2700 euro. Po kështu policia iu sekuestroi edhe 2 celularët. Nga verifikimet ka rezultuar se 32-vjeçari shqiptar ishte në kërkim në Shqipëri për trafik të një sasie të madhe droge, ndërkohë që në Greqi kishte hyrë dhe qëndronte ilegalisht.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.