Horoskopi

Horoskopi i datës 14 mars 2017

06:16 - 14.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




DASHI

Të ngadalësuar nga pozicionimi hënor, ju mungon shpejtësia për të tejkaluar kundërshtarin tuaj si edhe për të fituar kështu një avantazh të konsiderueshëm ndaj tij. Do të jetë një përballje e fuqishme, por ajo që është e sigurt është se nuk do ta shisni kurrsesi lirë lëkurën tuaj.

DEMI

Jeni të pavendosur. Nuk dini nëse t’i besoni një detyrë të rëndësishme një personi të ri për ta vënë në provë, ose të veproni si gjithmonë dhe të mos rrezikoni. Gjithçka varet nga rëndësia e çështjes në fjalë dhe varet vetëm nga ju për ta vlerësuar e për të marrë vendim.

BINJAKËT

Në vend që të përdorni dredhi që mund të kalojnë në raporte force, thjesht qëndroni sa më të qetë që të jetë e mundur. Është e vërtetë, nuk keni një plan tjetër, por ndoshta në fund situata do të kthehet në avantazhin tuaj.

GAFORRJA

Fjalët e bukura dhe vështrimet e ëmbla nuk ju mjaftojnë? Mos kërkoni shumë nga partneri, nëse nuk doni të krijoni tensione që nuk kanë arsye të jenë. Të kënaqeni është e rëndësishme, nëse doni të ndërtoni themelet mbi të cilat të ngrini një raport të qëndrueshëm.

LUANI

I vetmi defekt i juaj i vërtetë mund të jetë gjendja e lëvizshme emocionale, por me sa duket në disa raste duhet të kapësh momentin dhe të mos presësh! Pretendentët janë të shumtë dhe koha në dispozicion mund të mbarojë. Vendosni pa humbur kohë!

VIRGJERESHA

Falë Hënës do të keni një krijimtari të madhe. Jeni të palodhshëm, të aftë për të punuar pa ndaluar. Nganjëherë, megjithatë, nuk e kuptoni që e tejkaloni masën. Një ofertë pune duket shumë premtuese. Çfarë prisni për ta pranuar? Mos humbni kohë!

PESHORJA

Për faj të bashkëveprimit të Hënës me Jupiterin, siguritë tuaja do të dalin se janë kështjella prej rëre, mbi të cilat nuk mund të keni më besim. Është më mirë të ecni me ngadalë për të mos u rrëzuar, gjë që nuk mund t’ia lejoni vetes në këto kohë.

AKREPI

Miq në vështirësi? Jeni gati të bëheni copa për të ndihmuar dhe për të kënaqur gjithkënd. Por për veten e juaj, ndërkaq, keni prirje të mendoni shumë pak. Nëse koha nuk ju mjafton, nuk mund të bëni gjë tjetër përveçse të zgjidhni me shumë kujdes angazhimet e juaja.

SHIGJETARI

Projektet më të rëndësime fillojnë mbarë, edhe falë pozicionit të Marsit me shenjën e juaj si edhe mundësisë që keni për t’i shtuar talentet që keni. Nuk keni probleme t’u tregoni të tjerëve se keni të drejtë, ja pse do t’ju ndjekin pa u sforcuar.

BRICJAPI

Mërkuri në bashkëveprim me Plutonin mund t’ju shkaktojë reaksione të papritura të tepruara, edhe për motive banale dhe me pak rëndësi. Shkarkoni tensionin e krijuar duke u marrë me pak sport. Lodhja në nivel fizik do ju qetësojë në profilin mendor.

UJORI

Jupiteri vazhdon t’ju mbrojë dhe të përkrahë ndërmarrjet e juaja. Fitoni menjëherë. Përpiquni të ndihmoni edhe dikë që ka nevojë. Do të vazhdojë periudha e qetësisë së madhe ekonomike dhe profesionale. Përfitoni sa më mirë.

PESHQIT

Venusi do t’ju ndihmojë që të shfrytëzoni çastin e mirëqenies shpirtërore për të dëgjuar më shumë dhe për t’i kushtuar më shumë kohë familjes. Me Saturnin që ju del kundra, priten disa përgjegjësi që ndoshta mund t’ju kufizojnë disi lirinë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.