AKTUALITET

Kodet e çuditshme/ Itali, goditet grupi i drogës, 6 shqiptar të arrestuar

16:30 - 14.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Prokuroria e Trentos në bashkëpunim me policinë e Bolzanos, Trentos dhe Padovës kanë finalizuar një superoperacin ku goditën një grup të rrezikshëm që merrej me trafikun dhe shpërndarjen e drogës. Në operacion janë angazhuar rreth 100 karabinierë, ndërsa të arrestuarit janë 18-të, mes tyre italianë, moldavë, tunizianë dhe sidomos shqiptarë, raportojnë sot mediat lokale.Sipas “Gazzettadellevalli.it”, për të arritur në gjurmët e këtyre trafikantëve, policia e Bolzanos, Trentos, Padovës kanë hetuar për gjashtë muaj, ndërsa fillimisht kanë arrestuar 3 pjestarë të grupit që u kapën me 1.6 kg kokainë. Gjatë arrestimit të 18 personave, policia ka konfiskuar edhe 25 gramë heroinë.Operacioni u kodua me emrin “Caffe Espresso” për shkak të kodeve që përdornin trafikantët në momentin që do shkëmbenin lëndën narkotike. “Ku do të takohemi për një kafe të shpejtë”. Ishte kjo fraza me të cilën niste telefonata nga personat që do blinin mallin dhe që policia arriti ta zbërthejë, duke shkuar në gjurmët e trafikantëve, që takoheshin gjithmonë në një kafe, për të shkëmbyer drogën.Mes të arrestuarve janë edhe 6 shqiptarë, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim ndërkombëtar, raporton BalkanWeb.

Saimir Osma, lindur në Shqipëri dhe banues në Brescia

Bled Osma 44 vjeç nga Kavaja, rezident në Pergine Valsugana;

Dardan Hasani 28 vjeç edhe ky rezident në Itali

Enrik Fetahu është një tjetër shqiptar rezident në Pergia Valsugana që ka përfunduar në pranga

Zamir Koni 40 vjeç është një tjetër shqiptar që ka përfunduar në pranga

Mariglen Koni i lindur në Rrogozhinë, edhe ku rezident në Pergia Valsugana

Gentian Keci, që përdor edhe emrin Amarildo Ziu, i arrestuar më herët për vepra të tjera. Ai është pjesë e organizuatës dhe për kapjen e tij policia italiane ka lëshuar një urdhërarresti ndërkombëtar.

Armando Miraj, i lindur në Lezhë është një tjetër pjesëtar i bandës për të cilin policia italiane ka lëshuar një urdhërarresti ndërkombëtar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.