AKTUALITET

Pas katër orë ndjekjesh në det, kapet gomonia dhe dy skafistët shqiptarë me 800 kg kanabis

08:28 - 14.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Policia e Shtetit, në bashkëpunim me atë italiane kanë bllokuar një tjetër gomone me drogë, duke vënë në pranga dy skafistët shqiptarë me inciale V.T, 21 vjeç nga Kavaja dhe D.B. 32 vjeç nga Durrësi.

Pas sinjalizimit nga Policia Kufitare Shqiptare për një gomone që lëvizte me shpejtësi në drejtim të Italisë, mësohet se menjëherë  ka nisur ndjekja e trafikantëve.

Raportohet se gomonia kishte 800 kg drogë e tipit marijuanë, e ndarë në pako, ndërkohë që u arrestuan dy skafistët shqiptarë.

Ka qenë Frontex me një avion portugez të patrullës dhe Guardia di Finanza e Pulias, me një helikopter dhe dy Njësi detare me mbështetjen e Guardia di Finanza në Durrës dhe Vlorë që kanë bërë të mundur bllokimin e një gomoneje 7 m të gjatë me dy motorë nga 150 kuaj fuqi në afërsi të Viestes, Foxhia.

Pas sinjalizimeve nga Policia Kufitare Shqiptare, avioni i Frontex i ka diktuar në det dhe Guardia di Finanza e Pulias, pas 4 orë ndjekje i kapi në Vieste rreth orës 18:30 të mbrëmjes së djeshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.