AKTUALITET

Prokuroria letër porosi Greqisë: Na jepni përgjimet për Balilin

11:20 - 14.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka dërguar një letër porosi të re Greqisë për Klement Balilin, ku iu ka kërkuar autoriteteve greke informacione shtesë për të cilësuarin nga mediat helene si ‘Eskobari i Ballkanit’. Mes kërkesave të prokurorisë është që autoriteteve shqiptare t’i vihen në dispozicion përgjimet dhe aktet e ekspertimit.




Sakaq, në Greqi janë arrestuar 10 persona, të cilët dyshohet si bashkëpunëtorë të Balilit në rrjetin e trafikut të drogës. Ndërkohë, Interpoli grek i transmetoi më herët Shqipërisë vendimin e formës së prerë për shpalljen në kërkim të Klement Balilit, dhe i kërkoi për herë të dytë policisë shqiptare kapjen e tij.

Interpol Athina, më datë 30 janar 2017, i ka përcjellë Interpol Tiranës dokumentin e vendimit penal të Gjykatës së Apelit në Greqi, e cila ka lënë në fuqi urdhërarrestin ndërkombëtar për biznesmenin nga Shqipëria.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.