POLITIKË

Tahiri flet për herë të parë pas shkarkimit: Kjo është policia që duam

10:51 - 14.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Sajmir Tahiri, Ministri i Brendshëm ende në detyrë, por në ikje, në një dalje publike sot në Ditën e Verës gjatë aktivitetit “Ditë e hapur me Policinë e Shtetit” është shfaqur i buzëqeshur dhe duke përqafuar njerëzit. Në një prononcim për mediat, ai e nisi me urimin për gjithë shqiptarët: “Gëzuar Ditën e Verës! Sot është një ditë për të pasur më shumë motiv, shpresë dhe për të qenë më shumë të lumtur. Kjo është rruga për të bërë një shtet të fortë, një Shqipëri të mirë. Ashtu siç bëmë policinë do të bëjmë gjithë Shqipërinë. Gjërat do të shkojnë më mirë për këtë vend, ndërsa kemi shumë e shumë për të bërë. Të kemi më shumë shpresë dhe besim”. Sajmir Tahiri nuk preferoi t´i përgjigjet pyetjes për pengjet gjatë punës së tij. “Sot është ditë vere, nuk dua të flas për këtë. Njerëzit duhet të jenë të qeshur”, – përfundoi ai.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.