Kryesore

Hashim Thaçi: Krijoj ushtrinë e Kosovës ose dorëhiqem. Vuçiç: Mos e bëj, do përgjigjemi

14:01 - 14.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Aleksandër Vuçiç, kryeministri i Serbisë ka reaguar pas artikujve të disa mediave se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka hequr dorë nga këmbëngulja për formimin e ushtrisë.

Ai ka theksuar se nuk mund të pohojë asgjë në bazë të shkrimeve të gazetave, por shtoi se kjo do të qetësonte dukshëm marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

“Kjo do të qetësonte dukshëm marrëdhëniet ndërmjet nesh dhe do të ulte tensionet. Do të ishte mirë që të jetë e saktë, por nuk mund të pohoj në bazë të mediave të Prishtinës. Nuk do të ishte keq që Thaçi një ditë të harrojë kotësinë e tij. Por nëse ushtria krijohet, Serbia do të reagojë”.

 Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në prag të takimit të Këshillit Veriatlatik  të NATO-s, ia ka dërguar një letër sekretarit të përgjithshëm të NATO-s,  Jens Stoltenberg, dhe shteteve anëtare të Nato-s. Ai i jep sqarime për ushtrinë e Kosovës ndërsa ka paralajmëruar se do të dorëhiqet nëse nuk ja arrin kësaj.

Thaçi thekson se Kosova e konsideron këtë transformim si një hap të domosdoshëm kushtetues dhe si të drejtë sovrane për të themeluar një forcë mbrojtëse për të mbrojtur integritetin territorial të Kosovës dhe për të kontribuar për paqen dhe sigurinë në rajon.

Ai ka shtuar se si President i Republikës së Kosovës dhe Komandant Suprem i FSK-së, ndjen obligim për të ofruar të gjitha argumentet e nevojshme ligjore dhe politike në favor të këtij procesi të transformimit, për të shmangur çfarëdo keqkuptimi te NATO dhe anëtarët e saj.

“Sipas ligjit ekzistues, FSK-së i lejohet armatimi i lehtë dhe nuk i lejohet posedimi i armëve të rënda. Pjesëtarët e FSK-së janë rekrutuar dhe trajnuar nga NATO-ja, e cila vazhdon ta mbështesë zhvillimin e vazhdueshëm të saj përmes këshillimit, trajnimeve dhe ngritjes së kapaciteteve. FSK-ja është një forcë vullnetare, profesionale, multietnike”, ka shkruar Thaçi në këtë letër.

Kosova sipas tij do që të ruajë dhe promovojë marrëdhëniet paqësore fqinjësore me qëllim të rritjes së stabilitetit dhe besimit midis shteteve të rajonit. “Prandaj, ne vazhdojmë të mbetemi fuqimisht të përkushtuar ndaj procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë, Serbia, duke qenë e mbështetur fuqimisht nga Rusia, nuk ndan të njëjtin qëllim me Kosovës, pra që të bëhet anëtare e NATO-s. Përkundrazi, Serbia ende ka pretendime ndaj territorit të Kosovës dhe vazhdimisht po merr gjithnjë e më shumë armatim nga Rusia, duke përfshirë aeroplanët luftarakë rusë MiG-29”, shkruan ai në këtë letër drejtuar përfaqësuesve të NATO-s dhe shteteve anëtare të Aleancës Veriatlantike.

Ai ka thënë se siguria kombëtare e Kosovës është e lidhur ngushtë me sigurinë rajonale dhe atë euro-atlantike në përgjithësi.

“Në këtë kontekst, shpreh gëzimin tim për faktin se askush nga partnerët tanë strategjikë, përfshirë edhe NATO-n, nuk e vë në pikëpyetje të drejtën tonë sovrane për të vepruar në këtë frymë. Dallimi i vetëm nuk ka të bëjë me qëllimin përfundimtar të transformimit të FSK-së, por me qasjen apo opsionin e zgjedhur për ta arritur këtë. Duke pasur këtë parasysh, tashmë kam deklaruar publikisht se ne jemi të gatshëm për ta bërë këtë transformim nëpërmjet opsionit 1, nëse kushtet përmbushen shpejt. Fatkeqësisht, faktet dhe qëndrimi i deputetëve serbë të Kosovës mbeten të pandryshuara derisa ata vazhdojnë ta kundërshtojnë transformimin e FSK-së në çfarëdo forme”, shkruan ai.

Ai iu ka bë thirrje shteteve anëtare të NATO-s që të mos bëni përpjekje pas pasoja të mundshme për FSK-së si rezultat i këtij transformimi gradual.“Në vend të kësaj, bëj thirrje për të gjithë ju për ta mbështetur këtë proces dhe për të forcuar bashkëpunimin me FSK-në, sepse ne kemi ndërtuar këtë forcë të sigurisë bashkërisht për kaq shumë vite”, thuhet në letër.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Por dje ne Koshare, ne pervjetorin e thyerjes se kufirit shqiptaro-shqiptar Hashim Thaci kercnon Serbine me lufte
    Sigurishte se ne raste te nji konikti te ri Thaci ka siguruar nji vend tjeter dhe mund te transferohet me shkuadren e tij te ahengjevd dhe qefit me zuska nga Hotel Roggnerit i Tiranes ne Hotel Moskva te Beogradit sepse , miku i tij Vuciq kete ia ka mundesuan si kundershperblim kete favor.. !!!

    Përgjigju ↓