POLITIKË

Video/ Momenti i sikletshëm i Edi Ramës, vogëlushja s’pranon ti vendosë veroren

16:58 - 14.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Teksa gjithçka ishte e mirëorganizuar në inagurimin e “Pazarit të Ri”, një vogëlushe i ka prishur planet kryeministrit Rama. Në ceremoninë e përgatitur, ku të ftuara ishin edhe mediat, ishte parashikuar që në momentin që hynte nën shoqërinë e kryebashkiakut Erion Veliaj, kryeministrit t’i vendosej një verore, dhe kjo detyrë me sa duket i ishte besuar një vajze të vogël. Me të hyrë, dëgjohet kryetari i Bashkisë, Veliaj teksa i thotë me ëmbëlsi: ‘Do na japësh një verore për xhaxhi Edin?” Vajza shtrembërohet dhe duket se nuk do ta kryejë detyrën, ndërsa e ëma i lutet që t’i vërë një verore kryeministrit. Por as pas kësaj e vogla nuk pranon. Kryeministri zgjedh të buzëqeshë para kësaj situate dhe përkëdhel vajzën e vogël duke thënë: “Lëre, lëre, se i kanë thënë…”. Natyrisht që pas situatës së sikletshme, kryeministri nuk ka mbetur pa verore, pasi dikush tjetër u ofrua t’ja vendosë në dorë.

 

https://www.youtube.com/watch?v=py2yH24m26U


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.