Kryesore

Zaev: Të shpallet non-grata. Reagon Mesila Doda: Nuk e njoh Maqedoninë si shtet

20:24 - 14.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




‘Retorikë provokative’ e ka quajtur partia LSDM, deklaratën e Mesila Dodës, e cila kërkoi pak ditë më parë pavarësinë e “Iliridës”. Fill pas kësaj në një reagim për GSH.al deputetja e PDIU-së ka konfirmuar edhe njëherë se nuk heq dorë nga fakti se Maqedonia është një shtet i pakuptimtë dhe se nuk mund të vazhdojë të ekzistojë mbi një boshllëk etnik, dhe idesh. “Ky shtet nuk ka kuptim dhe duke qenë se ky shtet nuk i konsideron bashkëkombasit tanë që janë shqiptarë, atëherë shqiptarët duhet të pozicionohen dhe të vlerësojnë sesi të mbrojnë të drejtat e tyre.

Këtë kam thënë unë dhe do të vijoj ta them, që shqiptarët kanë të drejtën e një Referendumi”, u shpreh deputetja për GSH.al. Lidhur me ‘kërcënimin’ e mediave maqedonase se do ta shpallnin “non grata”, Mesila thotë: “Nuk kam ndërmend të shkoj në Maqedoni, nuk e njoh si shtet, unë do të shkoj në “Iliridë”. Më tej Doda rrëfen se ky nuk është kërcënimi i parë që vjen, pasi edhe më herët, ajo është kërcënuar lidhur me deklaratën e dhënë. “Kam marrë kërcënime nga më të ndryshmet, që nga ato ku më thoni se do të merreshin seriozisht me mua dhe familjen time, deri tek mesazhe ku më thonin se një snajper do të qëndronte mbi kokën time. Por kjo nuk më bën të ndryshoj mendimin se “Ilirida” duhet të fitojë të gjitha të drejtat e saj të plota”, përfundon Mesila Doda.

Menjëherë pas publikimit të lajmit, deputetja e PDIU-së reagoi edhe në rrjetet sociale.

Statusi i Mesila Dodës

“Po lexoj në media se Shkupi ka kërkuar shpalljen time “non-grata”… Asnjë shqetësim. Për mua është po aq i papranueshëm një shtet që nuk ka asnjë bazë ekzistence dhe të vetmen pikë të përbashkët të lloj-lloj etnie gjen vetëm në bashkëveprimin për dhunimin e të drejtave të bashkëkombësve tanë.  Kjo do të thotë që unë do të pranoj të shkoj vetëm në Iliridë. Fyrom është gjithashtu non-grata për mua dhe ka pushuar së ekzistuari si laborator albanofobie.

Mbetem përkrah shqiptarëve të Iliridës”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.