AKTUALITET

Zjarr në Mëzez, zjarrfikësit “luftojnë” flakët me lopata

19:22 - 14.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një zjarr masiv ka rënë në Kodër Mëzez në zonën e Kasharit mbrëmjen e sotme. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se 20 efektivë zjarrfikës janë angazhuar dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit, po puna e tyre vështirësohet për shkak të terrenit.

Mësohet se vetëm në një pjesë po përdore uji për shuarjen e flakëve ndërsa në pjesën më të madhe zjarrfikësit po ‘luftojnë’ me lopata zjarrin. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe dhe rrezikohen edhe disa banesa. Nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit por dyshohet se ka qenë aksidental.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.