POLITIKË

Ambasadori i SHBA-së, Donald Lu: Mbështetje për Xhafajn, vetëm nëse…

10:34 - 15.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ambasadori i SHBA në vendin tonë, Donald Lu, ka komentuar vendimin e kryeministrit Edi Rama për vendosjen në krye të Ministrisë së Brendshme, Fatmir Xhafajn, pas largimit të Saimir Tahirit nga kjo detyrë. Duke komentuar këtë lëvizje, ambasadori Lu thotë se me emërimin e Fatmir Xhafajt në krye të Ministrisë së Brendshme, pret luftë aktive ndaj krimit të organizuar.

“Presim që Xhafaj të luftojë në mënyrë aktive krimin e organizuar dhe të veprojë në mënyrë të paanshme teksa vendi përgatitet për zgjedhjet”, shprehet ambasadori Lu.

I pyetur nga Zëri i Amerikës, për lëvizjet në qeveri ambasadori amerikan theksoi se: “Që lufta kundër krimit të organizuar dhe narkotikëve në Shqipëri të ketë sukses, ka nevojë për energji të reja. Nëse z.Xhafaj punon në mënyrë agresive kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar, ai do të ketë mbështetjen tonë të plotë”, thekson ambasadori Lu, i cili vë në dukje bashkëpunimin e mëparshëm me Xhafajn, kryesisht në procesin e reformës në Drejtësi.

“Ne kemi punuar ngushtë me z.Xhafajn, si kreu i komisionit të ligjeve të kuvendit dhe për reformën në drejtësi”, – përfundon deklarata e ambasadorit amerikan.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.