POLITIKË

Basha: Ja çfarë fshihet pas kësaj qeverie fasadë

11:46 - 15.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha sot nga çadra e opozitës se çfarë është qeverisja fasadë e një vendi, si kjo e Edi Ramës.

Ka harxhuar 500 mln euro për projekte fasadë, i bie 200 euro për frymë shqiptari për projekte fasadë të cilat i kanë hartuar 3-4 satudio të lidhura me Ramën. Qendra qytetesh fasadë dhe sapo del nga qendra rrezik të thyesh kmbëtët. Bie një shi dhe përmbytet Tirana, Durrësi, Vlora, Fier, përmbyten autostrada. Këto para Edi Rama nuk i ka për investime por për xhepat e tij. Parate e qytetarëve i ndan me një grup njerëzish të korruptuar.  Fasada nuk ëshë thjesht një mekanizëm gënjeshtër ndaj shqiptarëve, fasada është hajdutëria e republikës së vjetër me në krye Edi Ramën.

Sipas Bashës, Rama po merr koka turku për të shpëtuar nga gjykimi.

“Asgjë nuk është më si më parë që nga 18 shkurti i lavdishëm i lëvizjes popullore dhe asgjë nuk do jetë më si më parë sepse qytetarët po marrin në dorë fatet e tyre. Fasada ëshë shkërmoqur para syve të shqiptarëve, arroganti që krekosej dhe nëpërmkëmb qytetarët sot është një frikacak i struktur prapa fasadës që po merr koka turku shërbetorët e vet me shpresën se do ti shpëtojë gjykimit popullor që po vjen”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.