Show-Bizz

E denoncoi se nuk i dha paratë: Me Irma Libohovën takohemi në gjyq

10:25 - 15.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas denocimit që këngëtarja e njohur i bëri organizatorit të koncerteve Ari Kasapit, ka reaguar menjëherë  ky i fundit.

Sipas këngëtares së njohur, Ari Kasapi nuk e ka paguar për koncertet e dhëna ndaj ajo ju ka bërë thirrje kolegëve të saj që të mos bien pre e mashtrimeve të tij.

Ndërkohë ky i fundit ka reaguar përmes një prononcimi për gazetën “Express”, duke mohuar akuzat dhe shprehet se pagesa është kryer, por pas këtij momenti, këngëtarja ka kërkuar gjëra të tjera. Sipas tij kjo situatë mund të zgjidhet vetëm me rrugë ligjore.

“Unë jam këtu dhe nuk jam fshehur ajo lekët i mori por pretendonte gjëra të tjera. Megjithatë këtë do ta zgjidhë Gjykata e Lartë,”-shprehet ai duke bashkangjitur edhe fotot me këngëtaren.

Ja denoncimi i këngëtares

Këngëtarja e njohur e skenave shqiptare Irma Libohova, ka rënë pre e mashtrimeve nga organizatorët e koncerteve ne Greqi.

Kengëtarja Libohova, në postimin e saj tregon, se nuk është paguar nga koncertet e dhëna  dhe për më tepër  nuk ka marrë asnjë pergjigje.

Ky është statusi i postuar dje nga vetë këngëtarja:

“Miq të dashur! Unë kam vendosur të bëj publik një fenomen që jo rralle i ka ndodhur artistëve. Pasi organizatorët e koncerteve propozojne artistët për festa të ndryshme, lidhen me ca fjalë të cilave duhet tu qendrosh korrekt. Ata njerëz që më njohin dhe kanë pasur punë me mua, mund të dëshmojnë korrektesën time ekstreme. Mirepo jo gjithmone gjerat shkojnë kështu me palën tjetër. Pasi udhetojmë me mijëra km e shkojmë në ditën që duhet, në orën që duhet, në vendin që duhet dhe pasi publiku argëtohet, e ne bashkë me ta, në fund kontraktuesi duhet të shlyejë detyrimet. Me personin që shihni në foto nuk ka ndodhur kështu. Ky është Ari Kasapi, që në Facebook ka emrin “Koncerte ne ishujt greke”. Pasi e kam njoftuar me disa mesazhe që të përmbushë detyrimin e mbetur nga puna e kryer, ky zotëri nuk më ka kthyer asnjë përgjigje. Në 45 vite karrierë jam përpjekur të marr përgjegjësitë e duhura profesionale, shpesh dhe me sakrifica, prandaj dhe sjellje të ketij lloji nuk i duroj e as nuk i toleroj. Ju bëj thirrje miq, artistë, kolegë e ju publiku im, që të shperndani këtë post, në mënyrë që askush në asnjë profesion të mos jetë viktimë e këtij fenomeni. Ju faleminderit!”

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.