AKTUALITET

Detaje të reja nga operacioni, ja vlera e drogës që ishte në gomone

08:21 - 15.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Operacioni i fianlizuar nga Guardia di Finanza e repartit të Barit, tregojnë se e kanë djekur për më shumë se 4-orë  gomonen ku ishte ngarkuar sasia prej 814,60 kilogramë kanabis, e nisur nga brigjet shqiptare.

Operacioni u finalizua me ndalimin e gomones, arrestimin e dy shqiptarëve njëri 18 dhe tjetri 31 vjeç  si dhe sekuestrimin e drogës një pjesë e së cilës ishte hedhur në det nga trafikantët.

Sipas Guardia di Finanza vlera e drogës në tregun me pakicë kap shifrën e 8 milion eurove.

Që prej fillimit të këtij viti, nga janari 2017 dhe deri tani vetëm në brigjet e Pulias janë sekuestruar rreth 11 ton marijuanë, një sasi kjo më shumë se gjysma e kapur gjatë gjithë vitit 2016.

Hetimet vijojnë në bashkëpunim me autoritetet shqiptare përmes Guradia di Finanza në Durrës, në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Italisë për të gjetur të tjerë bashkpuntorë në trafikun e lëndës narkotike.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.