Show-Bizz

E pazakontë/ Ishte shumë i gjatë, policët nxjerrin nga avioni

12:59 - 15.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Disa policë rusë nxorrën jashtë avionit volejbollistin e Dinamos së Moskës, duke shkaktuar një çudi tek të pranishmit. Kjo për arsyen se ai ishte shumë i gjatë, pikërisht 2.13 metra.

Shoqëruesit e fluturimit thanë se lojtari 20-vjeçar, Alexander Kimerov, 20 vjeç, kishte bllokuar hapësirën mes sediljeve me këmbët e tij të gjata. Ekuipazhi i Podeba Airlines thirri policinë dhe tre oficerë për ta nxjerrë nga avioni që do fluturonte nga Siberia në Moskë.

Ai provoi të ulej në një sedilje tjetër, por kjo gjë iu mohua nga stafi i avionit, edhe pse kishte fluturuar edhe herë të tjera.

Volejbollisti i Dinamos së Moskës, Volkov u shpreh i tronditur në lidhje me trajtimin që iu bë dhe e postoi videon e incidentit në mediat sociale. “Çfarë po ndodh me botën miq? Një person e nxjerrin nga avioni vetëm për shkak të gjatësisë së tij. Jo një njeri të zakonshëm, por një sportist që luan për Rusinë. Jam i tronditur me këtë që më ndodhi,”- tha lojtari.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.