AKTUALITET

(Foto+video) Zjarri përfshin Bibliotekën Kombëtare, mister fondet e djegura

11:14 - 15.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Është përfshirë nga zjarri, pak minuta më parë Biblioteka Kombëtare në Tiranë .

Mësohet se zjarri ka rënë në katin e nëndheshëm, pikërisht aty  ku gjendet fondi i këtij institucioni.

Sipas punonjësve të Bibliotekës thonë për GSH.AL, se nuk ka të lënduar në njerëz, por në libra raportohet se është djekur një numër i pa përcaktuar librash.

Personeli është evakuar, ndërsa përmasat e  dëmeve nuk dihen.

Policët dhe zjarrëfikësit ndodhen në vendngjarje për të neutraulizuar situatën.

Pavarësisht tentativës për të depërtuar në katin e tretë, zjarrëfikësit thyen të gjitha xhamat e katit të parë me qëllim ajrosjen. Ndërkaq, thuhet se roja i Bibliotekës Kombëtare, është dërguar me autoambulancë në spital.

Zjarri është konstatar nga Policia Bashkiake gjatë patrullimit ndërkohë që dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.