AKTUALITET

Gjendet kufoma e një peshkatari pranë portit të Peshkimit në Durrës, ja emri  

07:29 - 15.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Një kufomë e seksit mashkull, mësohet se është gjendur pranë portit të Peshkimit në Durrës. Mësohet se trupi i pajetë i përket shtetasit Pjetër Frroku 54 vjeç nga Lezha, i cili raportohet se ishte peshkatar i një firme peshkimi në Durrës.

Trupi i pajetë, të paktën nga të dhënat paraprake dyshohet se ka rënë prej disa orësh nga një mjet lundrues, që dyshohet se i përket një pjesëtari të ekuipazhit të një anije,midis portës së peshkimit dhe trageteve.

Policia, sapo u njoftua për ngjarjen ka mbërritur menjëherë në Portin e Durrësit, ku ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe identifikimin e trupit të pajetë.

Policia ka bërë të ditur se në trupin e pajetë nuk janë evidentuar shenja dhune.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 15.03.2017, rreth orës 07:30, në Portin Detar Durrës, midis zonës së trageteve dhe peshkimit, në det është gjetur trupi i pajetë i shtetasit P.F. 54 vjeç, banues në Lezhë, i punësuar si peshkatar në një firmë peshkimi në Durrës.

Nga kqyrja e kufomës nuk janë evidentuar shenja dhune. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.