AKTUALITET

Mesazhi prekës i motrës së viktimës së Gërdecit: Mallkuar qofsh, Mars!

19:53 - 15.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Erisoni ishte vetëm 6 vjeç kur humbi jetën në tragjedinë e Gërdecit. Që prej asaj dite e deri më sot, kur kanë kaluar 9 vite, familjarët e të gjithë viktimave, jo vetëm të Erisonit kanë kërkuar drejtësi, por  ende nuk e kanë gjetur. Sot në përvjetorin e ngjarjes së rëndë, Iva Durdaj i ka dedikuar një poezi vëllait të saj të ndjerë. Mes rreshtave ajo i drejtohet vdekjes, duke thënë se pavarësisht dhimbjes, nuk mundi t’i shkatërronte forcën e shpirtit. Në fund, motra e viktimës shpërthen duke shkruar: “Mallkuar qofsh mars”

O sundimtarja vdekje, për ty jam ankuar

Sa e keqe je, se mbretëron duke shkretuar çdo gjë të gjallë.

Ti më erdhe në shkëlqimin e kthjellët të dritës

Dhe në rrugët njerëzore shëtite.

 

I pashë njerëzit në përndritjen tënde,

Të ngrysur nga pikëllimi, pafundësia, mllefi.

Dhe kuptova që ligësia në frymimin tënd

Bashkë me jetën e njerëzve zhduket si tym.

 

P.s 15 Mars 2008 #9_Vite pa ty Ëngjëlli im. Ditë e mallkuar që mos ardhsh kurrë.

E di, atë ditë më more gjithçka, shkatërrove gjithë qenien time, por harrove të shkatërroje forcën e shpirtit tim, sa keq atë s’do mundet dot kurrë asnjë dhe asgjë ta shkatërroj.

Mallkuar qofsh Mars!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.