POLITIKË

Motra e Arben Dukës, Berishës: Si më torturoi Fatmir Xhafaj në vitin 1988

16:08 - 15.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas emërimit të Fatmir Xhafajt si Ministër i Brendshëm, ka dalë në pah edhe historia një të dënuari gjatë kohës së komunizmit, Arben Duka. Motra e tij, Valbona Duka i ka shkruar Sali Berishës se ai e ka torturuar në policinë e Krujës dhe se ajo nuk do t’i harrojë kurrë torturat e tij.

Ja çfarë shkruan Berisha:

Rrëfim rrënqethës i znj. Valbona Duka, motres së Arben Dukës, viktimës së xhelatit të diktatures, Fatmir Xhafa!
Lexojeni vet mesazhin e saj rrënqethës! sb

“I nderuari Zoti Berisha,
Ndegjova lajmet se Ne krye te policic te Shtetit esht emeruar nji Kriminel i Diktatures.
Nuk harroj diten e 19 maj 1986 ate dit me internuan Familjen ne Fshatin Bruz-Mal te Krujes ne ate koh kisha nji senduk me pajn time te gjitha mi mor Policia dhe rrugicat me gjilper ne to te pa mbaruara shkova ne Polici me than i kan cuar ne DMD ishe nji dyqan tek rruga Kalas shkova tek dyqani me tha Shitsi i ka bler Fatmir Xhafa dhe Kujtim Luli nbas nji far kohe doli ne Gjygj Halim Barlika dhe nusja Kujtim Lulit ishe Gjygjtare me futanin tim vesh une isha 18 Vjec mua ,motren dhe vllain e vogel sme Internuan .fillova pun ne ferm Babai me vdiq ne Internim nga marazi 3 Fmij vetem ne Shtepi ,mbas nji Jave me erdhi tek puna nji Xhip Policie Me mori ne Pyetje Fatmir Xhafa me nje hetues te tjeter Kujtim Luli duke me torturuar per vllain tim Arben Duken dhe sot ai vendoset ne Krye te Policic turp i madh per Popullin Shqiptar se shyqyr Zotit sndodhem atje kam shum me thon per ate Fatmir Xhafen per Torturat qe me ka ber ne Polici te Krujes po duhet i nat Shenreu .
Zoti Berisha fjalet e mia mund ti publikoni se ato tortura kurr si harroj qe me ka ber Fatmir Xhafa ma ka ber Fytyren zi

Me Nderime Dhe Respekt”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.