BOTA

Nuk pagoi taksat, Italia gjobit me 2 mln euro biznesmenin shqiptar

12:59 - 15.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një biznesmen shqiptar është dënuar me një gjobë 2 mln euro në Itali.

Shteti italian ka gjobitur me 2 milionë euro biznesmenin shqiptar  Eduard  Byku, 36 vjeç. Si pronar i shoqërisë ndërtimit “Edil e Byku srl” në rajonin e Venetos. Eduard  Byku gjatë aktivitetit të tij sipërmarrës nuk kishte paguar taksat, nuk kishte derdhur kontributet e detyruara ndaj shtetit italian, si dhe nuk kishte deklaura të ardhurat e tij vjetore pranë organeve kompetente.

Eduard  Byku ka mbërritur në Itali në vitin 1996, duke punuar disa kohë si kopshtar në Puglia e më pas transferohet në komunën Feltre në provincën e Bellunos në Veneto, ku krijon dhe sipërmarrjen e tij të ndërtimit. Eduard  Byku për pak kohë ka qënë futbollist i skuadrës së komunës së Porcenese.

“Ora News” raporton se shoqëria e ndërtimit “Edil e Byku srl” punonte kryesisht për shoqëritë private me çmime mjaft konkurruese ndaj kompanive të tjera të ndërtimit me aktivitet në provincën e Belluno, Treviso, Vicenza e Padova.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.