AKTUALITET

Operacion blic në Fushë-Krujë, mbyllen 21 furra gëlqerore

14:31 - 15.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Mbyllen 21 furra të gëlqeres funksionale në zonën e Fushë-Krujës, pas një operacioni blic të ndërmarrë nga  Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe i Pyjeve.

Operacioni i kryesuar nga ISHMP dhe mbështetur nga IKMT dhe Policia e Shtetit do të vijojë për disa ditë deri në mbylljen e plotë të të gjitha furrave në këtë zonë.

Për herë të parë mbyllja e furrave të gëlqeres nga ISHMP u realizua në vitin 2013 kur  u identifikuan 220 furra gëlqere funksionale në këtë zonë.

Prej aksioneve të vazhdueshme, në vitin 2015 numri i tyre u ul në 110 furra gëlqere, ndërsa sot janë aktive vetëm 21 furra gëlqere, të cilat do të mbyllen deri në përfundim të këtij aksioni.

Kryeinspektori i ISHMP-së z.Ergys Agasi paralajmëron dhe garanton qytetarët se çdo tentativë e rihapjes së këtyre aktiviteteve të paligjshme do të ndëshkohet maksimalisht. Për këto aktivitete të paligjshme në kundravajtje me ligjin, të cilat  rrezikojnë shëndetit e qytetarëve, por edhe ndotjen e mjedisit, do të ketë ndëshkime maksimale dhe nuk do të lejohen të ushtrojnë aktivitet në kundravajtje me ligjet dhe normat mjedisore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.