BOTA

Presidenti Trump do shkurtojë fondet e OKB-së me 50 përqind

12:28 - 15.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Sipas një raporti të publikuar dje, presidenti Donald Trump po kërkon nga Departamenti i Shtetit që të shkurtohen fondet e OKB-së me 50%.

Lajmi vjen vetëm dy ditë para se Shtëpia e Bardhë pritet të zbulojë një buxhet, ku thuhet se do të zvogëlojë fondet e Shtëpisë së Bardhë me 37%. Prerja e financimeve amerikane të OKB-së do të jetë pjesë e reformimit të përgjithshëm të fondeve të Departamentit të Shtetit.

SHBA-ja aktualisht i ofron OKB-së rreth 1/5 e buxhetit të saj, ose afërsisht 10 miliardë dollarë në vit. Kjo ndërprerje monetare do të ndikojë në misionet paqeruajtëse, monitorimin bërthamor dhe përpjekjet e vaksinimit në mesin e programeve të tjera.

Megjithatë, revista “Politika e Jashtme” raportoi se Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson do të ketë liri në përcaktimin se si do të zbatohet reduktimi.

“Ka zëra për shkurtime të mëdha në buxhetin e Departamentit të Shtetit, por ende nuk dihet se sa,” – u shpreh një diplomat amerikan.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.