AKTUALITET

Seks me të mitura, ja si u arrestuan dy shqiptarët në Itali

16:02 - 15.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Dy shqiptare, 40 dhe 28 vjeç, janë arrestuar ditën e djeshme në Itali. Shqiptarët prej nëntë vitesh ishin në arrati dhe kanë mundur të kapen vetëm ditën e djeshme   në sheshin “Duomo” të Piacenza-s (Itali). Kapja e tyre është bërë pas një kontrolli normal, ku dhe ka rezultuar se asnjëri prej të dyve, nuk kishte me vete dokumente identifikimi. Për këtë, ata u shoqëruan në komisariat për t’u pyetur.  Më i madhi në moshë, në të kaluarën kishte qenë në burg për vepra të që lidhen me prostitucionin e të miturve, trafikim dhe shitje të të miturve për prostitucion, dhe dhunë seksuale.

Gjithashtu, është denoncuar për shfrytëzim prostitucioni, shpërndarje droge dhe në vitin 2005, mbajtje të paligjshme të armëve. Krime këto të kryera në kohë të ndryshme dhe në provinca të ndryshme të Italisë. Në vitin 2008, ndaj tij, Gjykata e Apelit të Torinos dha një vendim burgimi me 10 muaj e 20 ditë për shqiptarin. Por, nga dita e lëshimit të vendimit të gjykatës, ai ka humbur gjurmët dhe arriti që për nëntë vite të fshihej pas një emri të rremë. Arratia e tij tashmë ka marrë fund dhe 40-vjeçari është shoqëruar në burgun e Novara-s.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.